Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe Siriane, kanë dërguar 50 automjete me ndihma humanitare në pjesën e Gutës lindore pranë Damaskut në Siri, nën kontrollin e forcave të opozitës, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazetari i AA-së, kolona prej 50 automjeteve me ndihma humanitare dhe mjekësore ka hyrë në rajon nën masa të larta sigurie të forcave opozitare.
Ndihmat humanitare ishin dedikuar për vendet Kafr Batna, Cobar, Ayn Terme, Cesrey dhe Duma. Zyrtarët e OKB-së vizitoi rajonin më parë edhe rajonin Darey, në perëndim të Jerusalemit, por në këtë rajon nuk janë dërguar ndihma humanitare.
Rikujtojmë se OKB-të, në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe të Sirisë më herët dërguan ndihma në disa fshatra përreth Damaskut, si dhe në rajonin përreth qytetit Idlib.