Kombet e Bashkuara kanë shpallur një armëpushim prej 72 orësh në Jemen, pasi palët në luftë janë pajtuar për një gjë të tillë.
I dërguari i OKB-së, Ismail Ould Cheikh, tha se armëushimi, që hynë në fuqi sonte në mesnatë sipas kohës lokale, do të lejoj dërgim të ndihmave humanitare në disa qendra të këtij vendi, që kanë nevojë të madhe për to.
Zyrtarë të lartë të qeverisë së Jemenit kanë thënë se armëpushimi mund të zgjatet.
Në Jemen kryengritësit shiitë huthi, të mbështetur nga Irani, luftojnë kundër forcave që janë lojale ndaj presidentit në ekzil, Abd Rabbu Mansour Hadi.