OKB kërkon ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste

 Zyra për koordinimin e çështjeve humanitare pranë OKB dhe agjencia e ndihmës dhe punësimit të të shpërngulurve palestineze UNRWA, kanë kërkuar ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste nga ana e regjimit sionist në BPLJ.
Filip Sances drejtori i UNRËA për rajonin e BPLJ ka thënë se që nga viti 1997 e deri tani Izraeli ka ndërmarrë planin e shpërnguljes graduale të palestinezëve nga rajoni Abu Nabar në rajonin e banuar Azirie për të ndërtuar koloni të jashtëligjshme. Ai është shprehur i shqetësuar mbi planin e regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste me qëllim dëbimin e palestinezëve nga rajoni BPLJ. Xhejms Raveli koordinator për çështjet humanitare në territoret e pushtuara palestineze gjithashtu ka shprehur shqetësimin mbi shtimin e kolonive të Izraelit në këto rajone, si dhe për pasojat strategjike të këtyre planeve.
Artikulli paraprakCILAT SHTETE JANË 10 NDOTËSIT MË TË MËDHENJ NË BOTË !
Artikulli vijuesRusia kërcënon hapur shqiptarët! A do reagojë qeveria?