Opozitarët sirianë përsëri mblidhen në Riad të Arabisë Saudite

Burimet informative kanë njoftuar për organizimin e një takimi të disa grupeve opozitare në Riad të Arabisë Saudite për të marrë vendim në lidhje me negociatat e paqes që pritet të zhvillohen të premten e kësaj jave.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ende vazhdojnë bisedimet e opozitarëve sirianë në lidhje me negociatat e paqes në Siri që pritet të zhvillohen të premten e kësaj jave në Gjenevë të Zvicrës.
Sipas burimeve informative, disa grupe opozitare siriane të mërkurën përsëri janë mbledhur në një takim në Riad të Arabisë Saudite për tu konsultuar rreth pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në takimin e Gjenevës.
Kjo është në kohën grupet opozitare deri më tani ende nuk kanë deklaruar ndonjë përgjigje të qartë ndaj ftesës së Stefan de Mistura për pjesëmarrje në negociatat për paqe në Siri.
Artikulli paraprakOKB kërkon ndihma për të ndihmuar refugjatët sirianë në Irak
Artikulli vijuesTrump nuk do të marr pjesë në debat, nuk i pëlqen udhëheqësja