Pentagoni nisi dy nëndetëse drejt pjesës lindore të Detit Mesdhe

Forcat Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisën drejt pjesës lindore të Detit Mesdhe dy nëndetëse bërthamore të klasit “Ohio”, secila prej të cilave mbart 154 raketa “Tomahawk” me një rreze veprimi prej 1.6 mijë km.

Shërbimi Informativ i Forcave Ushtarake Detare amerikane njoftoi se një prej këtyre nëndetëseve – “Florida” aktualisht ka hyrë në bazën ushtarako-detare në ishullin grek të Kretës. Pak ditë më parë në të njëjtën bazë mbërriti një tjetër nëndetëse amerikane – “Georgia”.

Baza në Kretë ndodhet rreth 1.100 kilometra nga brigjet siriane.

Artikulli paraprakJohn Kerry: SHBA interesohet për Sirinë, vetëm për hir të sigurisë së Izraelit
Artikulli vijuesUshtarakëve britanikë iu ndalua të paraqiten me uniformë në vende publike