OKB: NË SIRI PO VRITEN AKTIVISTËT E LËVIZJES KUNDËR ASAD

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara në Siri thonë se në shënjestër të sulmit në fshatin Tremseh, duket ishin shtëpitë e dezertorëve ushtarakë dhe aktivistëve.

Vëzhguesit kanë hyrë në këtë fshat gjatë ditës së djeshme, pasi aktivistët thanë se afro 220 vetë janë vrarë atje nga trupat e presidentit Bashar al-Asad. Vëzhguesit kanë parë dëmtime të shtëpive dhe një shkollë të djegur dhe thanë se sulmuesit kishin përdorë artileri dhe mortaja.

Pothuajse të gjithë të vrarët janë meshkuj, përfshirë edhe disa kryengritës ushtarakë. Vëzhguesit thanë se planifikojnë të kthehen në këtë fshat dhe theksuan se numri i viktimave është i paqartë. Vrasjet në Tremseh kanë shkaktuar tmerr ndërkombëtar, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka kërkuar aksion urgjent për ndaljen e gjakderdhjes në Siri.kohaislame

Artikulli paraprakTURQI, 10 POLICË TË PLAGOSUR NGA NJË SULMI ME BOMBË
Artikulli vijuesVRITEN 150 PERSONA NË SIRI, REAGON IRAKU