Kombet e Bashkuara kanë shprehur keqardhjen për dështimin e marrëveshjes mes qeverisë së SHBA-ve dhe Rusisë për ndalimin e konflikteve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Jessy Chahine, zëdhënësja e Përfaqësuesit Special të OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka folur për vendimin e përfundimit të kontakteve mes SHBA-së me Rusinë për vazhdimin e marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në Siri.