Bekir Bozdağ: Kemi informacione se Gyleni mund të largohet në vende tjera

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, duke theksuar se ka informacione të inteligjencës së kreu i FETÖ-s Fetullah Gylen mund të arratiset në vende të tjera tha se “Përballë mundësisë së ekstradimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në kërkim se ‘ku mund të arratisem’. Për këtë posedojmë informacione të inteligjencës se nga anëtarët e organizatës po bëhen kërkime për pozicione dhe vende të përshtatshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Bozdağ, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para mbledhjes së grupit parlamentar të AK Partisë.

Pasi ka pohuar se më 10 shtator i kanë përcjellë autoriteteve kompetente në Shtetet e Bashkuara kërkesën për arrestimin e Fetullah Gylenit dhe se kanë marrë përgjigje nga SHBA-të që do të japin përgjigje në kohën më të shkurtër, Bozdağ, u shpreh se “Akoma nuk kanë dhënë një përgjigje. Jemi në pritje të përgjigjes. Nga ne nuk është kërkuar informacion dhe dokumente të reja. Faktikisht në kërkesën e arrestimit të përkohshëm ne kemi paraqitur prova, informacione dhe dokumente shumë të qarta. Në dosje ndodhen informacione, dokumente dhe prova të mjaftueshme për fajësinë e Gylenit që është themeluesi dhe drejtuesi i organizatës terroriste FETÖ dhe se është drejtuesi dhe menaxhuesi i tentativës për grusht shteti më 15 korrik.”

Ndër të tjera duke u shprehur se kur të vizitojnë SHBA-në do të rivlerësojnë dokumentet dhe informacionet që posedojnë Bozdağ tha se “Përveç kësaj mund të ketë çështje që ata mund të na pyesin dhe mund të ketë pyetje që ne do të përgjigjemi. Ne gjithashtu mund të kemi çështje që do ti sjellin në rendin e ditës, por nuk e gjej të drejtë diskutimin e tyre që tani.”

Artikulli paraprakOKB reagon për pezullimin e kontakteve mes SHBA-së dhe Rusisë
Artikulli vijuesMë shumë se 4.000 sirianë kthehen në Jarabulus