Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) tha se është rritur në nivel rekord prodhimi i opiumit dhe kultivimi i hashashit në Afganistan gjatë vitit 2017
Në një konferencë për media u publikuan rezultatet e “Hulumtimit për Kultivimin dhe Prodhimin e Opiumit në Afganistan, 2017” të realizuar nga UNODC.
Sipas hulumtimit, kultivimi i hashashit në Afganistan gjatë vitit 2017, në krahasim me atë të vitit të kaluar, është rritur për 63 për qind dhe ka arritur në 328 mijë hektarë tokë. Kurse prodhimi i opiumit, i cili vitin e kaluar ishte 4.800 ton, me një rritje prej 87 për qind, këtë vit arriti në 9.000 ton.
Në raport thuhet se që nga viti 1994 po vëzhgohet prodhimi dhe kultivimi i opiumit në Afganistan, ndërsa prodhimi dhe kultivimi i tij në muajin tetor të vitit 2017 ka arritur në nivel rekord.
Më tej thuhet se qeveria afgane në vitin 2017 ka shkatërruar hashash në një fushë prej 750 hektarësh, kurse në atë të vitit 2016 në fushë një prej 355 hektarësh.
Në raport po ashtu thuhet se hashashi kultivohet në 24 rajone të shtetit dhe se rritja në prodhimin e opiumit ka shkaktuar uljen e çmimit të opiumit të thatë.
Sipas këtij hulumtimi prodhimi i opiumit sjell të ardhura prej rreth 1.4 miliardë dollarë në vend dhe se nga ky opium prodhohen rreth 320 deri në 530 ton të heroinës.
Presidenti i UNODC, Yuri Fedetov, gjatë fjalimit në takim tha se komuniteti ndërkombëtar dhe Afganistani duhet ta vendosin përsëri çështjen e kontrollit të drogës në çështjet me prioritet. Ai shtoi se duhet të kuptohet se ky është një problem i përbashkët i të gjitha shteteve.
Fedetov vuri në dukje se rritja e prodhimit të opiumit, përveç Afganistanit është shndërruar në një problem të madh edhe në shtetet fqinje dhe shtetet tjera të botës.