Po rritet nacionalizmi maqedonas

Në Maqedoni janë shtuar shqetësimet për rritjen e nacionalizimit maqedonas, pas bashkimit të partive maqedonase për zgjedhjet lokale në dy komunat Strugë dhe Kërçovë.

Organizata për Bashkëpinim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) në Maqedoni vlerëson se bashkimi i spektrit politik maqedonas për dy komunat Strugë dhe Kërçovë, por edhe në komuna të tjera ku ka një masovizim të heshtur dhe përkrahje të ndërsjellët tregon për rritje të dozës së nacionalizmit dhe një mobilizim përballë shqiptarëve.

“Pas konflikteve dhe vokabularit të ashpër politik midis blloqeve më të mëdha politike maqedonase, kemi një masovizim maqedonas në komunat ku shqiptarët janë konkurrentët kryesor për fitoren e tyre. Kemi një unitet të arritur midis VMRO-DPMNE dhe LSDM, dy partitë që kanë konflikte të thella në planin politik. Por me këtë marrëveshje për Strugën dhe Kërçovën dalin në sipërfaqe tendenca të tjera me ngjyrime etnike, që nuk nënkuptojnë demokracinë dhe realitetin multietnik”, thekson OBRIE.

Sipas OBRIE, kjo marrëveshje ndërmaqedonase i ka gjetur shqiptarët të përçarë dhe të rrezikuar tashmë për shumë komuna, por sidomos në Strugë dhe Kërçovë, ku fitorja e tyre nga shqiptarët do të varet nga masoviteti i votuesve shqiptarë dhe rrezikut i jehonës së vogël në ditën e votimeve. “Faktori politik shqiptar të vetëdijësohet dhe të bëjë analizat e fundit me koka të ftohta, për të ruajtur pozicionet dhe përfitimin e tyre në Strugë dhe Këçovë, por edhe në komuna e tjera si në Kumanovë, Dollnen, Butel, Gazi Babë, Krushevë, Resnjë, për të arritur marrëveshje për të mos përçarë votën për zgjedhjen e këshilltarëve komunal. Duhet një marrëveshje e cila në rend të parë do të ruante dhe forconte pozicionin e shqiptarëve në këto komuna dhe më pas të kënaq apetitet politike për ndarjen e pushtetit lokal”, thekson kjo organizatë joqeveritare.

Kjo politikë me doza të larta etnike kërkon debat dhe se ka shtuar shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për ndarjet në vija etnike midis dy komuniteteve më të mëdha. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakDykuptimësia e Asociacionit të komunave serbe
Artikulli vijuesQindra derra të ngordhur, janë gjetur në një lum në Kinë