Okta prej sot nuk dërgon derivate të naftës për Makpetrol-in!

Për shkak të llogarive të bllokuara bankare të Makpetrol-it, Okta ka ndaluar furnizimin me derivate të naftës për këtë kompani, mëson ALSAT-M nga burime brenda Makpetrol-it. Sipas informatave jozyrtare, për këtë vendim të Okta-s ata janë njoftuar përmes një vërtetimi me shkrim nga udhëheqësia e Okta-s. Një çështje e tillë paralajmëron futje të vendit në një krizë energjetike.
Nga Mapetrol-i thonë se në pikat e tyre të karburantit ka derivate të naftës edhe për dy ditë të tjera. Nga kjo kompani thonë se më kritike do të jetë çështja e furnizimit me kerozinë aeroportet e vendit. Makpetrol sipas të gjitha gjasave, gjatë ditës së sotme do të njoftojë të gjitha institucionet kompetente për ngjarjet e fundit.
Artikulli paraprakAutizmi foshnjor, gjëra që duhet t’i dini
Artikulli vijuesFDH ngrit padi për masakrën e Poklekut