Opera 12.10 sjell suportin me prekje për Windows 8

Opera 12.10 shfaqet për desktop , dhe ka shumë tipare më të zhvilluara për Windows ashtu dhe Mac.

Ndryshimi midis tyre është suporti me prekje për Windows 8, pra nëse ju po kërkoni një monitor me prekje, mund të bëni zmadhimin e figurës shumë lehtë.

Në fushën Apple, Opera 12.10 tregon për një suport ekran Retina dhe luan shumë mirë me njoftimet në versionin më të ri të Mac OS X.

Një tipar tjetër i rëndësishëm është suporti SPDY. Së bashku me përmirësimet e reja, si Fullscreen API, Opera 12.10 paraqet një version të Operas më të shpejtë dhe më të sigurtë.

Ajo gjithashtu përfshin dhe një integrim më të thellë të zgjeruar, një tipar që u prezantua vetëm 2 vjet më parë.

“Sot opera lançon versionin e saj final Opera 12.10, me shtesa më të mira se kurrë, duke i bërë ato më të integruara për t’i dhënë përdoruesve një shfletues të personalizuar” ,- deklaron Opera.

“Facebook-u juaj do të jetë më i thjeshtë, fotot mund të shfaqen në një shpejtësi të lartë, dhe një ndarje e fotove më e mirë se më parë.” (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakSerbi, tension pas skandalit të përgjimeve
Artikulli vijuesGoogle vjen me një dizajn të ri të faqes