Çdo cicërimë e shkruar ndonjëherë, tani në dispozicion për kërkime dhe analiza

Para dy ditëve, Gnip lëshoi Historical PowerTrack për Twitterin, që do t’ua mundësojë zhvilluesve mundësinë që të kërkojnë, gjejnë, analizojnë dhe krahasojnë të gjitha cicërimet e shkruara ndonjëherë, edhe ato që janë shkruar përpara se zhvilluesi në fjalë filloi të copëzojë Twitterin.

Është i njëjti nivel i qasjes që Library of Congress mori kur filloi të bëjë arkivimin dhe ruajtjen e të gjitha të dhënave në Twitter, por kësaj radhe, është në dispozicion në formën komerciale.

“Janë shumë ndërmarrje të dobishme që kanë grumbulluar disa pjesë të të dhënave të Twitterit,” -tha COO-ja i Gnipit, Chris Moody në një takim me VentureBeat. “Ne ishim në gjendje ta bënim këtë sepse ne bashkëpunuam me Twitterin për të”.

Të dhënat do ta bëjnë të mundshme për çdo njërin (çdo kush që punon me Gnip) që të analizojë një arkiv të madh historik të cicërimeve dhe të shikojë për mostra?

A kishin cicërimet ndikim real me rezultatet në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2008? Po çfarë ka në lidhje me lëshimin e iPhone 3GS dhe shitjet gjatë javës së parë?

Duke përdorur këto informacione, analistët më mirë mund të parashikojnë rezultatet për ngjarjet e tanishme.kohaislame

Artikulli paraprakPërdoruesit e BitTorrent u bëjnë DDoS uebfaqeve pa e ditur
Artikulli vijuesBan Kin Mun: Sulmi ndaj besimit të dikujt, nuk është liri mendimi