Operacion antiterrorist në Stamboll, arrestohen 13 të dyshuar

1 Min Read

Në operacionin kundër organizatës terroriste PKK në Stamboll janë arrestuar 13 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Drejtorisë së Anti-terrorit, në operacionet e njëkohshme të ndërmarra në 18 adresa të ndryshme në qarqet Beyoğlu dhe Kağıthane të Stambollit kanë arrestuar 18 të dyshuar për të cilët pretendohet se janë pjesëtarë të PKK-së.

Gjatë kërkimeve në këto adresa janë konfiskuar një numër i madh i dokumenteve organizative dhe material dixhital.

Vazhdojnë procedurat në lidhje me të dyshuarit.

TAGGED:
Share This Article