Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” krahas fshatrave Vukuf, Sadvi, El Ejubijah dhe Shandi janë shpëtuar edhe fshatrat Sinekli dhe Abubiyat
Nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftohet se si rezultat i operacioneve të kryera nga Ushtria e Lirë Siriane me mbështetjen e forcave të koalicionit ditën e djeshme janë pastruar nga organizata terroriste DAESH 6 fshatra të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikura nga Shtabi i Përgjithshëm, theksohet se ditën e djeshme në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” krahas fshatrave Vukuf, Sadvi, El Ejubijah dhe Shandi janë shpëtuar edhe fshatrat Sinekli dhe Abubiyat.
Në këtë mënyrë ka arritur në 6 numri i fshatrave të pastruar nga terroristët më 6 shtator.