Puthadorasit shqiptar të qeverisë së Gruevskit në zgjedhjet e ardhshme shkojn në histori?!

Të gjitha partitë e vogla opozitare duhet urgjentisht të bashkohen me një platform të përbashkët që do t’i mbështesnin mijëra qytetar të dëshpruar të Maqedonisë, në të kundërtën do të kenë fatin e Imer Selmanit dhe shumë politikanëve tjer shqiptar të cilët edhe pse kishin “apetite” të mëdha, dështuan në politik për shkak të mendjemadhësisë, vlersojnë analistët.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne vitin 2016 ka shansa reale që puthadorësit e qeverisë së Gruevskit, PDSH dhe BDI të shkojnë në histori thonë analistët, ndërsa partitë e vogla në Maqedoni me një unifikim dhe platformë serioze të motivojnë qytetarët e dëshpruar dhe të fitojnë në zgjedhje.

“Vetëm mendjamdhësia dhe interesi, partitë shqiptare në Maqedoni i shkatron. Të gjitha Partitë e vogla opozitare shqiptare nuk duhet të bëjn llogari se kush ka më shumë votues e kush më pak thekson për “Zhurnal”, analisti, Ismet Ramadani.

“Partitë e vogla opozitare shqiptare nuk kanë asnjë deputet në Parlament, pra “RDK”, “Besa” dhe lëvizja e Selës duhet të tregojn pak më shume sens se nuk është me rëndësi aspekti i madhësisë së shtrirjes nëpër komuna, por më shumë duhet të punojn që të gjejn pika të përbashkëta për të krijuar një bllok opozitar që jep shpresë për ndryshime, qasje të re ndaj politikës dhe ndaj partnerëve eventual të partive fituese maqedonase”, tha Ramadani duke shtuar se tani është një përparsi që ju jepet një hapësirë e mirë bllokut politik shqiptar që të pozicionohet si opozitë.

“Por kusht kryesor që të kenë sukses si parti politike dhe si koalicion është që të bashkohen, por mos e mendojnë daljen në skenën politike për të siguruar ndonjë vend për bashkangjitje me PDSH-në dhe BDI-në, por t’i mbeten besnik idesë dhe programit të vet dhe të veprojnë si parti opozitare që në zgjedhjet e ardhshme të jenë pjesë e pushtetit të ardhshëm”, tha mes tjerash, analisti, Ismet Ramadani.
Ndryshe, partitë e vogla dëshmuan në zgjedhjet e fundit parlamentare se mund të jenë konkurent potencial në terren.Këtë e ka pranuar edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaci.

Thaçi: Na dëmtoi Zijadin Sela dhe RDK

Më datën 28 prill, 2014-të në një deklarat për mediat Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të fundit ka numëruar faktorët që sipas tij ndikuan në këtë rezultat të PDSH-së krahas, shantazheve, kërcënimeve dhe vjedhjeve të siç thotë, “partisë BDI”.

“Mediat në gjuhën shqipe…një parti e vogël opozitare RDK që na dëmtoi shumë, tradhtia e rëndë e Ziadin Selës që na dëmtoi shumë””, tha Thaçi.

Ai ka komentuar edhe votimin e kandidatëve për president në vendbanimet shqiptare, për të cilat siç tha, “Iljaz Halimi nuk kish marrë asnjë votë, ndërsa Pendarovski dhe Ivanov kanë shkuar baras me vota”

 

Artikulli paraprakBefasia qe mberrin 90 sekonda nga fundi
Artikulli vijuesAndov provokon shqiptarët, nga viti 2001 nuk keni të drejt të flitni për Kushtetutë