ITALI – TËRMET I SHKALLËS 5,9 BALLË

Në Itali ka ndodhur një tërmet i shkallës 5,9 ballë.

Në tërmetin që ndodhi në veri të Italisë kanë humbur jetën të paktën 3 persona.

Edhe disa fabrika që ndodheshin nëpër lagjet përreth rajonit të prekur nga tërmeti si dhe disa ura historike janë dëmtuar . Bëhet e ditur se ka humbur jetën një person që po punonte në turnin e natës në një fabrikë, kurse dy persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së apartamentit ku jetonin. Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar punimet nëpër godinat e shembura.

Lëkundja e fortë, krahas Modenas u ndie edhe në Bologna, Ferrara, Rovigo, Verona dhe Mantua.

Me mijëra njerëz janë derdhur nëpër rrugë të frikësuar nga tërmeti. Një tërmet i shkallës 6,3 që ndodhi në vitin 2009 në Itali u bë shkak i vdekjes së 300 personave.

Artikulli paraprakDALLAVERET E VERIORËVE
Artikulli vijuesLiban: Ushtria vret klerikun suni