Deputeti i njohur për qëndrimet e tij pro- Palestinës, ishte në një aktivitet në Universitetin e Oksfordit, kur zbuloi se personi me të cilin po fliste ishte izraelit. Menjëherë ai u largua nga salla, duke thënë: “unë nuk debatoj me izraelitë”. Galloway kishte folur për dhjetë minuta se si Izraeli duhet të tërhiqet menjëherë nga West Bank. Eylon Aslan-Levy, një student i vitit të tretë, u ngjit në podium për t’u përgjigjur, por Galloway e ndërpreu. “Ti po thua ne. A je izraelit ti?”. “Po, jam,” iu përgjigj studenti. “Unë nuk debatoj me izraelitë,” tha deputeti duke u larguar. “Më paskan mashtruar, më vjen keq. Unë nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitë”. Pas tij u largua edhe e shoqja, që ishte në sallë. Galloway, ish- deputet i laburistëve është përjashtuar nga ajo parti dhe ka ndihmuar në krijimin e partisë së majtë Respect. Ai është një oponent i njohur i politikave të Izraelit ndaj palestinezëve, duke thënë se ky është “aparteid”./mzh/kohaislame
You Might also Like
Kabineti i Morsit padit ushtrinë në Hagë
Qeveria e rrëzuar egjiptiane ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve (ICC), me…
By
2 Min Read
Dalja e Britanisë nga BE-ja rrezikon ekonominë evropiane
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sot se pasiguria lidhur me referendumin britanik rreth anëtarësisë së këtij…
By
1 Min Read
Europa pika e dobët e ekonomisë botërore
Për të gjitha ngërçet që lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës…
By
2 Min Read
Qeveria kanadeze rikonfirmon premtimin se do të pranojnë 25 mijë refugjatë sirianë
Ministri i Shtetësisë dhe Emigracionit në Kanada, John McCallum duke marrë pjesë në një program…
By
2 Min Read
AP: Nga urdhri i ri për migrim do të hiqet Iraku
Në urdhrin e ri të presidentit amerikan, Donald Trump, për imigrimin, nga lista e vendeve,…
By
2 Min Read
OKB: Përgatitje për dërgim eventual të paqeruajtësve në Siri
Kombet e Bashkuara thonë se i kanë filluar përgatitjet për dërgimin e mundshëm të paqeruajtësve…
By
1 Min Read
