Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka përshëndetur vendimin e Austrisë që të vendos kufizime për pranimin e refugjatëve, duke u shprehur se “mbizotëroi arsyeja e shëndoshë”, trasmeton Anadolu Agency (AA).
Ai duke qenë i ftuar në një radio shtetërore porositi se vendimi që në vitin 2016 të pranojë deri në 38.000 refugjatë, ndërsa deri në vitin 2019, 128.000 “është lajmi më i rëndësishëm gjatë muajve të fundit”.