Në raportin e përbashkët të publikuar të premten, AI dhe Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve thekson se fëmijët romë në shkollat për të meta mendore janë më të përfaqësuar
Organizatat të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se Sllovakia nuk ka bërë asgjë për t’i dhënë fund diskriminimit të fëmijëve romë në sistemin arsimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e përbashkët të publikuar të premten, Amnesty International dhe Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve thekson se fëmijët romë në shkollat për të meta mendore janë më të përfaqësuar, dhe se janë të vendosur në klasa apo shkolla të veçanta.
Organizata pohon se fëmijët romë fitojnë arsim të dobët dhe se në këtë mënyrë ata dënohen të jetojnë në varfëri dhe izolim.
Bashkimi Evropian edhe më herë ka paralajmëruar Sllovakinë por edhe Hungarinë dhe Çekinë për shkak të diskriminimit.
Megjithatë, në raport thekson se “fëmijët romë mbeten të ngujuar në një rreth të mbyllur, të margjinalizuar dhe dëshpërues”.
Në raportin e organizatës i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që t’i “bëjë trysni Sllovakisë që politikat e saj t’i harmonizojë me ligjet e BE-së mbi diskriminimin racor”.