Restoranti tajlandez në Vjenë ndalon puthjen dhe…

S’lejohet puthja në këtë lokal. Normativa për të ndaluar puthjen në publik nuk është vendosur në një objekt fetar, në një shkollë apo institucion tjetër, por në një restorant tajlandez në Vjenë.

Kjo masë, që ka tërhequr vëmendjen e medieve, ka sjellë shumë debate dhe me siguri do t’i bëjë publicitet lokalit aziatik, që ndodhet në lagjen numër 3 të kryeqytetit austriak.

Përkrah mesazhit “ndalohet puthja” ndodhet edhe një kod sjelljeje që parashikon: jo veprime të turpshme dhe biseda me zë të lartë./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPalestinë: Protesta kundër pushtuesit izraelit
Artikulli vijuesItali: Murgesha lind fëmijë, “nuk e dija që isha shtatzënë”