Shumë ortake muslimanë nisin biznesin e tyre me mirëbesim tek njëri-tjetri dhe me dëshirë për të pasur sukses, por duke anashkaluar marrëveshjen e shkruar mes tyre. Entuziazmi i tepërt dhe besimi pa norma tek vëllazëria bëjnë që shume të meta dhe probleme që shfaqen me kalimin e kohës mes dy ortakëve të mos merren parasysh. Me kalimin e kohës këto paqartësi dhe probleme thellohen dhe kthehen në konflikte të heshtura dhe më pas të hapura.
Më është dhënë rasti të takoj ortake që kane qenë shumë bashkëpunues mes njeri-tjetrit, por paqartësitë në marrëveshjet gojore dhe cytjet e Shejtanit i kanë kthyer në armiq të përbetuar.
Ashtu si dhe borxhi dhe shumë marrëdhënie pasurore duhet të shkruhen dhe qartësohen në një kontratë apo marrëveshje të shkruar, ku të mbyllen të gjitha shtigjet të mëdha dhe të vogla, që nesër të mos kthehen në një greminë vdekjeprurëse për biznesin dhe vëllazërinë mes dy ortakeve.
Për aq kohë sa ndiqen dhe respektohen kornizat fetare dhe ka sinqeritet mes ortakeve, do të ketë edhe sukses të garantuar, sepse Allahu është i treti mes tyre, siç thotë Profeti a.s.
Genc Plumbi