Tragjedia në Siri: Spitali nuk identifikon dot kufomat

Një spital në lindje të Damaskut ka bërë të ditur se mban ende trupat e 20 fëmijëve, të cilët ata nuk mund t’i identifikojnë, pasi familjet e tyre janë shuar tragjikisht në sulmet e 21 gushtit me armë kimike.

Të përballur me këtë situatë, stafi mjekësor u referohet atyre thjesht me numra, mes të cilëve është edhe një foshnjë e seksit femër vetëm 1 mujorshe, së cilës i është vendosur numri 14.

Ata janë vetëm disa prej 600 pacientëve të trajtuar në këtë spital, pas sulmeve me gaz vdekjeprurës të mërkurën e kaluar, ku mbetën të vdekur mbi 1200 civilë sirianë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë.

Pranë spitalit, një fabrikë veshjesh tekstile i është përgjigjur frikës se sulmet kimike mund të vazhdojnë, duke nisur prodhimin e maskave të improvizuara të gazit, për t’ua shpërndarë rezidentëve.

Situata shqetësuese është dokumentuar me pamje filmike dhe foto, të bëra nga një regjisor sirian dhe të transmetuara në “ITV News”, nga ku janë marrë edhe fotot e mëposhtme./tch/kohaislame

Artikulli paraprakOsaj – Ipeshkvisë: Mos bëni politikë
Artikulli vijuesA janë "të rrezikshëm" për Zvicrën ushtarët shqiptarë?