OSBE dënon incidentin në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Elaine Conkievich, dënoi sot incidentin e dhunshëm që ndodhi mbrëmë i cili bëri që të anulohet prezantimi i revistës Kosovo 2.0.

“Unë e dënoj fuqishëm incidentin e mbrëmshëm i cili çoi në anulimin e prezentimit të botimit të ri të revistës Kosovo 2.0”, tha Conkievich.

Sipas saj “Ky është një sulm ndaj lirisë së shprehjes, një e drejtë bazë e njeriut, si dhe një përpjekje për të kufizuar lirinë e medias. Unë u bëj thirrje të gjitha agjencive për zbatimin e ligjit që të bëjnë një hetim të shpejtë, t’i identifikojnë kryesit e kësasj vepre dhe të parandalojnë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet ndaj lirisë së medias”, shtoi Conkievich./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMarshim kundër rracizmit në Athinë
Artikulli vijuesInjoroi ligjet dhe Qeverinë për biznesin dy milionësh