Fusnota hiqet me pëlqim dypalësh!

Zëdhënësja e përfaqësueses së larët për Politikë të Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic, duke iu përgjigjur shkrimeve të mediave serbe, të cilat kanë shkruar se qeveria serbe po shqyrton modelin që do t’i mundësonte Beogradit për të marrë pjesë në tubimet rajonale ku Kosova do të prezantohej pa fusnotë, ka deklaruar se asnjëra nga palë negociuese në dialogun teknik Kosovë-Serbi nuk mund të ndryshojë njëanshëm marrëveshjet tashmë të arritura në Bruksel, raportojnë mediat serbe.

Shefi i deritashëm i ekipit negociator serb për dialog me Prishtinën, Borislav Stefanovic, ka thënë se heqja e fusnotës nga emërtimi i Kosovës nëpër takimet rajonale do të thoshte se pushteti i ri serb po e realizon në vepër atë që ia ka premtuar Perëndimit.

Për më tepër, dje gazeta “Blic” shkruante se për modelin e propozuar për fusnotë janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjesic dhe shefi i Zyrës për integrime, Milan Pajevic.

“Konstatimi i të gjithëve në qeveri është se me braktisjen e forumeve, ka humbur vetëm Serbia, sepse zëri i palës tjetër është dëgjuar. Përveç kësaj, janë shpenzuar shuma të mëdha parash për udhëtime dhe njerëzit tanë janë përballur me situata të pakëndshme, pasi është dashur të largohen në mënyrë demonstruese. Andaj, propozimi do të jetë i tillë që pjesëmarrja jonë të mos nënkuptojë pranimin e Kosovës”, citonte “Blic” burimin nga ekzekutivi serb, transmeton KP.

Përfaqësuesit e Serbisë kanë braktisur disa forume dhe takime rajonale për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.kohaislame

Artikulli paraprakPse njerëzit bëhen vrasës masiv?
Artikulli vijuesTë papunët, të pa interesuar për punë