Osmanët kanë mbrojtur dhe jo pushtuar Shqipërinë!

Perandoria osmane na pushtoi, bashkëjetoi apo na mbrojti nga trysnitë e shteteve fqinje? Kjo është pyetja në të cilën po vërviten mendimet e studimet e akademikëve shqiptarë dhe turq. Akademikët në Turqi thonë se ka ardhur koha kur termi pushtim të hiqet, duke e argumentuar me faktin se Perandoria Osmane nuk mësyu në Shqipëri për të shkatërruar gjithçka në vendin tuaj, por ka investuar edhe nga taksat e mbledhura.
Akademikët turq thonë se në arkivat e shtetit të tyre gjenden një sërë materialesh të pa publikuar ndonjëherë, të cilat dëshmojnë më tepër këtë marrëdhënie 1000 vjeçare mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Akademiku, Nexhat Demir, thotë se ka 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr gjithsej në Turqi dhe një shqiptar që ka krijimin në Turqi, pra nuk është pushtim. “Kur osmanët erdhën në Shqipëri, vendi juaj ka qënë në trysninë e Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Pra, nuk ishte një popull i lirë. Osmanlinjtë e mbrojtën Shqipërinë dhe nuk mund të themi e pushtuan, transmeton AS. Nëse themi pushtim, do të thotë të marrësh gjithçka dhe ta çosh në Turqi, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Që nga koha e sulltan Mehmetit deri në kohën e Ataturkut ka pasur 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr Turqinë. Ky nuk është pushtim. Gjithashtu Sami Frashëri, autor shqiptar ka shkruar enciklopedinë turke dhe po ashtu një tjetër shqiptar ka krijuar himnin tonë. Këto janë faktet dhe tezat që ne mbrojmë”, shprehet ai.

Gjithashtu akademikë nga Turqia realizuan Kongresin e 8 të gjuhës turke, nga ku kërkuan përfshirjen e gjuhës së tyre më tepër në vend, në kohën kur Turqia politike dhe ekonomikisht është në rritje dhe gjuha nuk duhet të mbetet pas./TG/kohaislame.com

Artikulli paraprakShtohet interesimi edhe për kulturat e reja bujqësore
Artikulli vijuesTurqi: Erdogan, më shumë të drejta kurdëve dhe lejim të mbulesës islame