Zëdhënësi I BDI Bujar Osmani, ka pohuar se BDI-në disa analistë e kanë sjellë në pozitë “hypë
se të vrava, zbrit se të vrava”, këto pohime Osmani I ka bërë në emisionin “Rruga e Drejtë”.
“Maqedonasit një vit më parë e kishin hartuar planin për vendosjen e kryqit. Ne deri më tani
kemi insistuar që përmes rrugëve institucionale ti zgjedhim këto çështje, por tani nuk duhet
ne ta lejojmë që kryqi të vendoset sepse do të jetë vështir të largohet. Dhe tash kur ne kur të
qëndrojmë në institucione, na thonë pse po qëndroni, kur të dalim në rrugë, na thonë pse po
dilni në rrugë, dhe kjo bëhet nga disa analistë”, ka theksuar Osmani në emisionin “Rruga e
Drejtë”, në Alsat-m