Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se po e shkel institucionin e Presidentit.
Sipas Osmanit, presidenti nuk po e luan rolin e vet si faktor uniteti dhe këtë sipas saj e dëshmoi qysh nga shpërbërja e parlamentit, kur ai mblidhte vota për mocionin e rrëzimin e Qeverisë e deri kur filloi të bëjë fushatë për PDK-në.
Ajo përmendi një takim që presidenti e ka mbajtur sot me kandidaten e PDK-së për kryetare të Mitrovicës.
Osmani më tej tha se presidenti po i keqpërdorë edhe pakicat.
Deputetja e LDK-së më tej tha se presidenti nuk është treguar transparent as me takimet që ka mbajtur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq si dhe mos transparencë për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.
Ajo tha se presidenti lëre më që nuk e përfaqëson institucionin e Presidentit, por po e degradon atë./Kumti.com