Mesfushori Mesut Ozil ka shprehur dëshirën e tij që të marr fanellën me numër 10, që deri më tani e ka bartur Jack Wilshere, që këtë verë u huazua te Bournemouthi.
Ylli gjerman e ka bartur numrin 11 që kur ishte transferuar në Arsenal nga Real Madridi në vitin 2013. Ai është shprehur se numri ka një rëndësi të madhe për të, pasi 10-shin e kanë bartur shumë legjenda të futbollit.
“Për mua numri ka një rëndësi të madhe. 10-shi është numri favoritë i imi pasi atë e kanë bartur legjendat e futbollit si Zinedine Zidane, Diego Maradona dhe Pele, dhe për këtë jam i lumtur”, ka thënë ai.
Ozil tani ka marr numrin 10 te Gjermania, dhe tani synon ta merr edhe tek Arsenali.
Kur është pyetur nga gazetarët se a dëshiron të marr tani numrin e Wilshere ai ka thënë se, “po, tani është i lirë dhe përfundimisht e dua atë”.