LSI frikë nga drejtësia e re?

Monika Kryemadhi ka dalë sot përpara mediave dhe u përgjigj pyetjeve mbi aktualitetit politik, përfshirë edhe akuzat e Edi Ramës nga Asambleja e PS se “LSI ka frikë nga reforma në drejtësi”.

Kryemadhi deklaroi se Rama është frikacak dhe mendon që edhe të tjerët janë të tillë.

“Rama është frikacak vetë dhe mendon se dhe tjerët janë frikacakë. LSI nuk e njeh nocionin e frikës, aq më shumë unë, dhe ai e di. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit. Ai mund të jetë shumë shpejt një i pandehur i sistemit të drejtësisë, për vetë mënyrën si ka jetuar e punuar”, tha Kryemadhi.

Pjesë nga pyetje-pergjigjet

A keni prova për ta çuar Ramën si të pandehur?

Sa të duash ka prova, kemi dhe një akt-padi që kemi dërguar në gjykatë, sa i përket zgjedhjeve të 2017, ku Rama në mënyrë flagrante i bëri thirrje policisë të përfshihet në proces. Do ta akuzojmë Ramën për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim detyre, një akuzë shumë e rëndë kjo.

Jeni penduar për çizmen?

Absolutisht jo, çizmes së drogës e krimit, do t’i përgjigjem gjithmonë me çizme. Nuk pendohem dhe as nuk tërhiqem.

Kur do protestoni?

Diapazoni i protestës është shumë i madh, sepse dhe problemet janë të shumta. Do të bëjmë një organizim të protestës në mënyrë shumë dimensionale. Do të jetë një ndër protestat më të mëdha, nuk kemi vendosur akoma për datën, por që protesta do të vijojë. Do të kemi një lëvizje të mirëorganizuar, e cila do të përfundojë me realizimin e objektivit me sukses. Nuk është çështje çadre, s’ka më çadër. Çizmja është simbol, se po të duash mund ta dhunosh shumë lehtë Edi Ramën. Protestat janë legjitime dhe nuk i ndalon dot njeri. Nëse reagimi do të jetë i dhunshëm, edhe përgjigjja do të jetë e dhunshme. Edhe Jezu Krishti ndonjëherë e kapte kamxhikun në dorë.

Artikulli paraprakJa sa do qendrojë në burg ish-deputeti Mark Frroku
Artikulli vijuesLidhjet financiare të dhëndrit të Trump me Izraelin thellohen edhe me rolin diplomatik të Lindjes së Mesme