Në mungesë të një strategjie të zhvillimit, ekonomia e Kosovës ka hyrë në një krizë të thellë dhe para falimentimit, vlerësojnë ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë. Që nga përfundimi i luftës, autoritetet në Kosovë në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë kanë bërë përpjekje që të hartojnë strategji të zhvillimit, por që të gjitha kanë dështuar. Vetëm për hartimin e strategjisë të punuar në vitin 2007, ishin shpenzuar 750 mijë euro. Ndërsa, për tri strategjitë tjera, thuhet se është dashur të paguhen me qindra miliona euro. Synimi parësor i këtyre strategjie ishte zhvillimi i gjithëmbarshëm ekonomik, i bazuar në një koncept afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike. Profesori i ekonomisë, Musa Limani në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se zhvillimi ekonomik i Kosovës është duke u bërë në mënyrë parciale pa ndonjë strategji, vizon dhe me mungesë të profesionalizmit. “Trendet ekonomike deri më tani nuk janë të mira përveç GDP-së, që ka trende pozitive të gjithë treguesit tjerë makro ekonomik kanë shenja negative, që tregon se efikasiteti i politikës së zbatuar ekonomike nuk është i mirë. Në Kosovë nuk ka politikë ekonomike, prandaj zhvillimi ekonomik më tepër bëhet në mënyrë stihike”, vlerëson profesor Limani. Edhe dokumenti i Qeverisë së kaluar, i quajtur “Vizioni i zhvillimit ekonomik të Kosovës për periudhën 2011-2014”, sipas ekspertëve të ekonomisë nuk ka qenë një dokument serioz. Rritja ekonomike deri në 10 për qind, ulja e varfërisë dhe shumë synime të tjera që ishin paraparë të arrihen gjatë kësaj periudhe, nuk ishin realizuar, pikërisht, siç thonë ekspertët, për shkak të mungesës së një plani konkret të veprimit. Eksperti i ekonomisë Lekë Musa, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pa një strategji adekuate ekonomia e Kosovës nuk mund të zhvillohet. “Qeveria e Kosovë duhet të ketë strategjinë e zhvillimit ekonomik i cili duhet të jetë një burim i premtimeve që janë dhënë gjatë fushatës elektorale, dhe kjo strategji duhet të zbërthehet në një plan nacional se si duhet të zbatohet strategjia dhe në çfarë afate të caktuara kohore”, thotë Musa. Ai shton se pa pasur një strategji ku fokusi kryesor do të duhej të ishte krijimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nuk mund të dihet se në çfarë drejtimi është duke lëvizur ekonomia e Kosovës. Ndërkohë, profesori i ekonomisë Musa Limani thekson se strategjitë zhvillimore të cilat janë bërë deri më tani, e të cilat kanë dështuar janë bërë në mënyrë jo profesionale dhe nuk kanë përkuar me realitetin, por me dëshira. Sipas tij, është koha që Kosova të ketë një strategji e cila do ta ketë një parashikim real dhe të zbatohet. “Faza e parë e hartimit të një strategjie duhet të jetë që të bëhet një analizë e zhvillimit të deritanishëm të Kosovës në bazë të së cilës ne e shohim se çfarë niveli ka arritur Kosova, çfarë strukture ekonomik ka formuar dhe si kanë qenë trendët për të bazuar më pastaj prognozën për zhvillimin e mëtejme”, thekson ai. Ndryshe, ekonomia e Kosovës gjatë viteve të fundit nuk ka pasur rritje ekonomike më shumë se tre për qind, derisa papunësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 30 për qind./Evropaelire
You Might also Like
Gjermania, shansi i kosovarëve profesionistë, të papunë
Të ndjekësh “ëndrrën” për në Gjermani, kur e humb shpresën për punësim në Kosovë, është…
By
Redaksia
1 Min Read
Kurban Bajramit u fal edhe në veri të Mitrovicës
Shumë shqiptarë dhe të tjerë të besimit islam kanë marrë pjesë në faljen e namazit…
By
Redaksia
1 Min Read
Edita Tahiri: Turqia mbështet përparimin e Kosovës
Ministrja pa portofol e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, duke theksuar se Turqia mbështet përparimin…
By
Redaksia
2 Min Read
Të shtëna armësh në Pejë pas një mosmarrëveshje
Një person në Pejë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje që kishte me…
By
Redaksia
1 Min Read
Parashikimi i motit për ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar për parashikimin e motit…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Kosovë mungon një konsensus rreth fazës së ardhshme të dialogut
Paria e Kosovës jo unike para fazës së re të dialogut Kosova dhe Serbia kanë…
By
Redaksia
10 Min Read
