Po heshtin për masakrën e Dubravës

Deputeti Nait Hasani ka kritikuar institucione e Kosovës të cilat sipas tij nuk po interesohen që përgjegjësit për masakrën e Dubravës të dalin para drejtësisë.

Hasani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk qanë kokën për këtë çështje, ndërsa edhe prokurorët po heshtin.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë nuk po kanë kujt t’i drejtohen. Hasani ka kujtuar se që nga viti 2007 ekziston kallëzimi penal në Gjykatën e Pejës, por sipas tij, deri më tani nuk është marrë asnjë hap në këtë drejtim, transmeton KP.

Deputeti Hasani ka thënë se nuk ka asgjë kundër serbëve, por se kërkon që të merren masa kundër përgjegjësve të Burgut të Dubravë në kohën kur ndodhi masakra.kohaislame

Artikulli paraprakIrani e Hezbollahu mbështesin Assadin
Artikulli vijuesPasaporta biometrike kushton shtrenjtë