Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi. “Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”, ka thënë ai në Ankara, në një konferencë për media me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. “Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave. Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan. Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në një marshim të unitetit të Paris, më 11 janar. “Unë pyes se çfarë bën ky person, i cili kryen terrorizëm shtetëror, duke masakruar 2,500 njerëz në Gaza”, ka thënë Erdogan. Ai po ashtu ka thënë se sulmet në Francë, që kanë vrarë 17 persona, kanë qenë dështim i forcave franceze të sigurisë, sepse të dyshuarit kanë shërbyer së fundi dënime me burg.
You Might also Like
Djali i Bin Laden: Dua certifikatën e vdekjes së tij!
Një nga djemtë e Osama Bin Laden i ka kërkuar SHBA një certifikatë vdekje për…
By
2 Min Read
Kaos i zgjedhjeve në Egjipt, diskualifikohen figurat më të rëndësishme
Gara për presidencën e Egjiptit është ridefinuar pas përjashtimit të shefit të spiunazhit të Hosni Mubarakut dhe kandidatëve më…
By
3 Min Read
Një mrekulli: Urë prej xhami në malin ‘Avatar’
Nëse jeni i fiksuar pas lartësive, tani mund të shkoni në Kinë të vizitoni urën…
By
0 Min Read
Shefi i CIA-s: WikiLeaks ishte shfrytëzuar nga inteligjenca ruse
Drejtori i agjencisë amerikane CIA, Mike Pompeo, e ka kritikuar organizatën, WeikiLeaks, dhe themeluesin e…
By
2 Min Read
BE-ja, sistem të ri të kontrollit të kufijve
Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten sistemin e ri të kontrollit të kufijve të Bashkimit…
By
1 Min Read
Fillon largimi i refugjatëve nga kampet në Paris
Autoritetet franceze kanë filluar të largojnë mbi 3,000 refugjatë nga kampet në Paris. Qindra persona…
By
1 Min Read
