Pacolli i gatshëm t'ia lëshojë vendin AAK-së

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka komentuar rrjedhat e fundit rreth një koalicioni të mundshëm ndërmjet PDK-së dhe AAK-së.

Ai ka thënë se nuk do të jetë pengesë e një koalicioni të tillë dhe se do të dalë nga koalicioni pa pasur ndonjë gjë kundër.

“Tani për tani ne jemi partnerë. Nëse ne të ardhmen kryeministri mendon që ka një parti që të zëvendësohemi më të, ne jemi gatshëm të marrim plaçkat dhe të shkojmë në opozitë dhe unë nuk jam kundër që kjo do të ndodhë. Nëse kjo ndodhë ne do ta japim kontributin si opozitë”, ka than Pacolli.
Ai në një intervistë për RTV 21 gjithashtu ka kërkuar që Atifete Jahjaga të japë dorëheqje dhe të respektohet marrëveshja mes tri partive, PDK, LDK dhe AKR. Ai ka thënë se beson se kultura e presidentes nuk do ta lejojë që të jetë një presidente e kontestuar.kohaislame

Artikulli paraprakÇeki, arrestohet imituesi i Breivik
Artikulli vijuesShtetit ju dashen katër vjet