Pacolli shpifi, do t’ia kërkoj 8 milionë si dëmshpërblim!

Pas deklaratave të zëvendëskryeministri të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli se Astrit Haraqija i ka kërkuar atij 3.6 milionë euro për privatizimin e Hotelit Grand, ka reaguar ky i fundit.

Në një prononcim për portalin ORAinfo,Haraqija, deklaratat e Pacollit i ka quajtur shpifje dhe të pavërteta. Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar para nga Pacolli.

“Me vjen keq për moshën që ka ai të jap kësi deklarata. Këto janë shpifje, shpifje, shpifje. Sërish me vjen keq për moshën që e ka e të jetë kaq mashtrues. E para unë nuk kam punuar asnjëherë në AKP për të bërë gjëra të tilla. E dyta, unë nuk jam kryetar i Malit për të më blerë me pesë kompjuterë dhe pesë karrige. Edhe e treta, unë nuk e kam çmimin prej 3 milionë e 600 mijë euro që e ka deklaruar Pacolli, por kam çmim shumë me të madh”, ka thënë Haraqija.

Ai ka thënë se për këto shpifje do të ngritë padi ndaj Pacollit, duke kërkuar 8 milionë euro dëmshpërblim.“Prandaj unë jam duke u konsultuar me avokatet e mi në Gjakovë dhe në Berlin që i kam, për të shikuar se çfarë pasaporta ka Pacolli, pasi ai i ka disa nënshtetësi dhe do t’ia bëjë një padi për shpifje. Unë do t’i kërkojë Pacollit tetë milionë euro dëmshpërblim për shpifje, por ato tetë milionë që do t’ia kërkojë do t’i jap për shoqatat humanitare të romëve e nuk do t’i marr për vete, pasi ta fitoj gjykimin”, ka thënë Haraqija për ORAinfo, duke shtuar se asnjëherë nuk ka qenë ndërmjetësues në çështjen e Grandit.

“Unë nuk kam qenë ndërmjetësues, deklarata e tij nuk është e vërtetë. Plaku mashtrues. Unë jam shumë i lumtur që e kam emrin Astrit Haraqija”, ka thënë ai, duke u shprehur i gatshëm të ballafaqohet me Pacollin në çdo moment, siç ka thënë ai, në prokurori apo në media.kohaislame

Artikulli paraprakArrestohen dy hajna që vodhën KEK-un
Artikulli vijuesShqiptarët, 5.3 milionë numra celularë