Shqiptarët, 5.3 milionë numra celularë

Numri i kartave SIM të telefonisë celulare në përdorim të shqiptarëve ka arritur në afro 5.3 milionë.

Të dhënat më të reja të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në fund të 6-mujorit të parë të vitit numrat celularë në përdorim janë rritur me rreth 60 mijë njësi.

Kjo sigurisht është një rritje shumë e kufizuar krahasuar me vitet e mëparshme dhe tregon se tashmë tregu është mjaft i maturuar. Norma e penetrimit të telefonisë celulare ka arritur në 187%, çka tregon se shumica e shqiptarëve kanë në përdorim më shumë se një numër celular.

Megjithatë, numri i përdoruesve aktivë, që sipas metodikës së AKEP janë ata që kanë përdorur numrin e tyre në tre muajt e fundit, është rreth 3.2 milionë, çka e ul normën e penetrimit të celularit në 114%.

Nga ana tjetër, penetrimi i telefonisë fikse këtë vit rezultoi sërish në rënie. Në fund të 6-mujorit, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ra në 325 mijë, nga 339 mijë që ishte në fund të vitit 2011.

Numri i pajtimtarëve të telefonisë fiskale ka rënë me 4% dhe besohet se arsyeja kryesore është ulja e tarifave të telefonisë celulare, që ka zbehur ndjeshëm interesin e shqiptarëve për të pasur një telefon fiks.kohaislame

Artikulli paraprakPacolli shpifi, do t’ia kërkoj 8 milionë si dëmshpërblim!
Artikulli vijuesBanania, 18 arsye per ta perdorur