Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e Urbanizmit në komunën e Gjilanit

Policia në Gjilan ka arrestuar drejtorin e Urbanizmit në komunën e Gjilanit, Valon Shefkiu. Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Ismet Hashani.

Sipas tij ai është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit pasi që ka kanosur një gazetar në Gjilan.

Mësohet se drejtori i Urbanizmit ka kanosur gazetarin Musa Sabedini pasi që në median e tij në ëktë qytet ka publikuar një shkrim lidhur me punën e Shefkiut.

Artikulli paraprakRingjallja e gjiganti ekonomik kosovar “Trepça”
Artikulli vijuesBill Gates rrëzohet nga froni si njëriu më i pasur në botë