Pacolli ua lëshon mjekrën komandantëve

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka arritur ta ketë mysafir në shtëpinë e tij kryediplomatin gjerman Sigmar Gabriel i cili dje erdhi për vizitë në Kosovë. Përvec Pacollit dhe bashkëshortes së tij, në fotografitë që ka postuar në facebook vërehen pjesëtarë të delegacionit gjerman dhe mysafirë tjerë. Por, aty nuk ka pasur vend për liderët komandantë të skenës politike të Kosovës.

Përveç takimit në institucione, kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli ka ftuar në vilën e tij në Hajvali Sigmar gabriel kryediplomatin e Gjermanisë, një prej fuqive më të mëdha ekonomike të botës.

Por, është interesante që në këtë darkë nuk ka pasur ftesa për liderët tjerë të Kosovës, Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët Pacolli megjithatë i kishte gostitur në shtëpinë bashkë me komplet qeverinë.

Ministri i Jashtëm në një postim në facebook ka zbuluar se cfarë ka biseduar me mysafirin e tij nga Gjermania.

“Kënaqësi të kam sonte për darkë, në shtëpinë time, ministrin e punëve të Jashtëm të Gjermanisë Dr. Sigmar Gabriel. Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj. Temat e diskutimit ishin mes tjerash Shtetndërtimi i Kosovës, perspektiva Euro-Atlantike, Liberalizimi i vizave, veriu i Kosovës si dhe çështja e demarkacionit të cilën kërkojnë të zgjidhim sa më parë” ka shkruar Pacolli.

 

 

Artikulli paraprakAutostradës së “Dukagjinit” i jepet drita e gjelbër
Artikulli vijuesShenja pozitive për ratifikim të demarkacionit