Nga Peja: Islamin mos ta përfaqësojë gjithkush

ë qytetin e Pejës, si çdo qytet të Kosovës është mbajtur falja e Kurban Bajramit.

Këtu në “Bajrakli Xhamia” pjesëmarrës kanë qenë afro 800 qytetarë, njofton Klan Kosova.

Imami i xhamisë, Musli Arifaj në fjalimin e tij ka përcjell disa mesazhe në drejtim të besimtarëve, ndër të tjera edhe atë që feja islame është më e mira dhe se nuk duhet të lihet që një pakicë e cila nuk shkon përkitazi me rregullat e kësaj feje ta përfaqësojnë atë.

Më tej Arifaj thotë se në këtë ditë njerëzit duhet mbajtur lidhjet farefisnore, duke bërë vizita te njëri tjetri.

Pastaj ai ka shpjeguar edhe shpërndarjen e mishit të kurbanit, që duhet ndarë në tri pjesë dhe duhet dhuruar jo vetëm atyre që i përkasin fesë islame.

Artikulli paraprakNë Fushë Kosovë numër i madh besimtarësh falin Kurban Bajramin
Artikulli vijuesZveçan: Iu helmuan delet natën e Bajramit