Bayern Munich e Real Madrid në garë për Kanen

Sulmuesi më i mirë në këtë sezon në Premier Ligë, Harry Kane ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropian Real Madrid dhe Bayern Munich.

Top golashënuesi në Angli shihet si njëri nga sulmuesit më të mirë të rinj, dhe siç raporton The Guardian në verë këto dy klube do të provojnë të sigurojnë shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Deri më tani Kane ka shënuar 24 gola në Premier Ligë, ndërsa ka ndihmuar ekipin e tij që të luftojë për titull në këtë sezon.

Artikulli paraprakKapen në Vlorë 22 kg kanabis, 3 të prangosur
Artikulli vijuesLewandowski synimi kryesor i Liverpoolit