Padrejtësitë nuk ndalen: S'ka dënim me vdekje për ushtarin amerikan që vrau 17 civilë afganë

Një ushtar amerikan i akuzuar për vrasjen e 17 civilëve afganë vitin e kaluar është duke iu shmangur dënimit me vdekje, njoftuan avokatët e tij.

Robert Bales do të bëjë vetëdeklarimin e tij si fajtor në një seancë më 5 qershor, veprim i cili do ta “shpëtojë” atë nga dënimi me vdekje.
Ai sulmoi dy fshatra në provincën Kandahar në orët e hershme të datës 11 mars 2012, duke vrarë 12 fëmijë, ku shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.
Familjarët e të vrarëve thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press se ata ishin të zemëruar pasi ai nuk po dënohet me vdekje.
“Një dënim me burg nuk do të thotë asgjë,” tha Mohammed Wazir, të cilit u janë vrrë 11 anëtarë të familjes, përfshirë gruaja dhe vajza 2 vjeçare.
Mbrojtja e Robert Bales, avokati John Henry Browne tha se ai do të lirohet shumë shpejt, dhe se dënimi me vdekje as që bisedohet”
Avokatët e Bales thonë se ai është penduar për vrasjet, por nuk diskutuan detajet e seancës.
Shtatëmbëdhjetë viktimat ishin gra dhe fëmijë, dhe shumë prej tyre u qëlluan në kokë. Disa prej trupave ishin grumbulluar dhe djegur. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakMerkel: Asnjë armë nga Gjermania për kryengritësit sirianë
Artikulli vijuesBelgjikë: Qyteti Ghent, shfuqizon ligjin që ndalon mbajtjen e shamisë që nga viti 2007