SIRI – OPOZITARËT NJOFTOJNË FILLIMIN E LUFTËS PËR ÇLIRIMIN E HALEPIT

Opozitarët sirianë njoftuan fillimin e luftës për çlirimin e Halepit, qyteti i dytë i Sirisë, ku një front i ri u hap të premten dhe u angazhua për të mbrojtur minoritetet, veçanërisht të krishterët dhe alaouitët.

Në një video koloneli Abdel Jabbar al-Okaidi, komandant i këshillit ushtarak të Ushtrisë siriane të Lirë (ASL) për provincën e Halepit shpalli fillimin e operacionit që parashikon çlirimin e Halepit nga duart me gjak të regjimit të Assad.

Ai siguroi se ASL do të angazhohej për mbrojtjen e civilëve, veçanërisht minoriteteve./trt/kohaislame

Artikulli paraprakNikoliq do të takohet me Jahjagen
Artikulli vijuesMbytet varka pranë Karaburunit, shpëtohen 7 turistë