Pagat minimale në Ballkan deri 15 herë më të ulëta në krahasim me vendet e BE-së

Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, paga minimale në Kosovë shkon nga 130 deri 170 euro. Në Maqedoni paga minimale mujore është 131 euro, në Shqipëri 149 euro, ndërkohë që në Serbi minimalja mujore është 174 euro.
 
 
Pagat minimale mujore në vendet e rajonit të Ballkanit janë ndër më të ulëtat në Evropë tregon hulumtimi i bërë nga Anadolu Agency (AA).
 
Nga vendet e rajonit, pagën më të ulët minimale marrin qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa qytetarët e Kroacisë, kanë minimalen bindshëm më të lartë mujore. Minimalja më e lartë në Bashkimin Evropian është në Luksemburg, 1.923 euro, që është 15 herë më shumë nga paga më e ulët minimale në Ballkan, e cila është rreth 130 euro.
 
Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, paga minimale në Kosovë shkon nga 130 deri 170 euro. Në Maqedoni paga minimale mujore është 131 euro, në Shqipëri 149 euro, ndërkohë që në Serbi minimalja mujore është 174 euro. Nga vendet tjera të rajonit paga minimale mujore në Malin e Zi është 193, sa është edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.
 
Paga minimale është shuma minimale kontraktuale e të hollave që punëdhënësi duhet të paguajë për orarin me ligj të caktuar gjatë një jave. Nën këtë shumë minimale nuk është e mundur ligjërisht të paguhet paga, në të kundërtën punëdhënësi do të ketë ndëshkime nga inspektimet e  autoriteteve shtetërore.
 
Eksperti në fushën e zhvillimit ekonomik Zllatko Hurtiç theksoi për AA se paga minimale në Bosnje dhe Hercegovinë, si në shumicën e vendeve të rajonit, është ndër më të ulëtat në Evropë.
 
“Sa i përket pagës sonë minimale, ajo është në fundin evropian. Por nuk është më i ulëta, në rajon kemi pagën më të ulët minimale në Maqedoni, Kosovë, ndërkohë pagën edhe më të ulët minimale se ne kanë edhe disa vende të BE-së, siç është Bullgaria”, tha Hurtiç.
 
Në anën tjetër, minimalen më të lartë në rajonin e Ballkanit e kanë qytetarët e Kroacisë, ku paga minimale, sipas Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat), është 396 euro.
 
– Minimalja në BE nga 184 deri 1.923 euro
 
Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, pagat minimale mujore në Bashkimin Evropian shkojnë nga 184 euro në Bullgari deri 1.923 euro në Luksemburg. Paga minimale është e rregulluar me ligj në 22 nga 28 vendet e Bashkimit Evropian. Në vendet ku paga minimale nuk është e rregulluar me ligj është bërë një llogaritje në bazë të numrit të orëve të punës në muaj.
 
Pagën më të ulët minimale në BE marrin qytetarët e Bullgarisë (184 euro), Rumanisë (218 euro), Lituanisë (300 euro), Republikës Çeke (332 euro), Hungarisë (333 euro), Letonisë (360 euro), Sllovakisë (380 euro), Estonisë (390 euro), Kroacisë (396 euro) dhe Polonisë, qytetarët e së cilës marrin pagën minimale prej 410 euro.
 
Pasojnë Portugalia (589 euro), Greqia (684 euro), Malta (720 euro), Spanja (757 euro) dhe Sllovenia (791 euro). Në shtatë vendet e BE-së paga minimale është mbi 1.000 euro. Kështu qytetarët në Britani të Madhe marrin një pagë minimale prej 1.379 euro, pasojnë Franca me 1.458 euro, Irlanda 1.462 euro, Gjermania 1.473 euro, qytetarët e Belgjikës dhe Holandës marrin pagën minimale prej 1.502 euro, ndërsa 1.923 është paga më e ulët minimale në Luksemburgu.
 
Për krahasim, paga minimale në Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2015 ishte 1.035 euro. Në Turqi, paga minimale për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 1.202 lira turke, përkatësisht 434 euro, ndërsa për pjesën tjetër të vitit 1.274 lira të ose 460euro.
Artikulli paraprakOfendoi policinë, arrestohet
Artikulli vijuesGjenden dy kufoma në fabrikën Sharrcem?