Gjenden dy kufoma në fabrikën Sharrcem?

Para pak çastesh në fabrikën Sharrcem në Han të Elezit, respektivisht në pikën kufitare, Kosovë- Maqedoni, dyshohet të jenë gjendur dy trupa të pajetë të cilët janë zhdukur që nga viti 1999.

Dëshmitarët kanë treguar për “Zërin” se njëri prej persona është nga Hani i Elezit kurse tjetri nga Prizreni.

“Po, i kemi gjetur disa dokumente të këtyre personave por edhe disa eshtra të tyre”, ka thënë ai. Vlen të theksohet se njësitet e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakPagat minimale në Ballkan deri 15 herë më të ulëta në krahasim me vendet e BE-së
Artikulli vijuesAKR: E keqja e AAK-së nuk ka fund