Pajisja e re Nexus me hapësirë të madhe

Pajisja e re Nexus nga Huawei raportohet se do të ketë versionin me 128GB hapësirë të brendshme.

Nexus 6P duket se nuk do të ndjek hapat e Motorola Nexus 6 që kishte versionet me 32GB dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Përpos modelit me 128GB, Huawei Nexus 6P do të ketë edhe versionet me 32GB dhe 64GB hapësirë të brendshme. ‘Fableti’ i Google-it nuk pritet të ketë hapësirë për të shtuar memorie brenda.

Nexus 6P do të ketë set procesori Qualcomm Snapdragon 810, 3GB RAM dhe ekran 5.7-inç.

Pajisja e parë e Huaweit për Nexus do të vijë krahas LG Nexus 5X në fund të muajit, më 29 shtator.

Artikulli paraprakPolitikani amerikan: Nuk duhet lejuar që një mysliman të bëhet president
Artikulli vijuesA mund ta shijojmë pa frikë orizin?