Qeveria e Kosovës do të lirojë nga çfarëdo obligimi doganor importin e pajisjeve të Teknologjisë së Informacionit.
“Këto pajisje përdoren sidomos nga brezi i ri në sektorin e shërbimeve. Kjo do ta mënjanonte ekonominë e zezë në këtë sektor, që vlerësohet të jetë rreth 20% e këtij sektori. Heqja e ngarkesës doganore për këto pajisje do të siguronte rreth 30% rritje të këtij sektori”, ka konstatuar Qeveria e Kosovës.