Pavarësisht miliarda shikuesve, YouTube me zero profit

0
185
YouTube është padyshim një nga uebsajtet më popullore në botë, por, edhe pse ka mbi 1 miliard shikues, sajti akoma ka zero profit. Sipas një raporti të publikuar nga Wall Street Journal, i cili citon burime të afërta me kompaninë, shërbimi gjigand i videove nuk ka shumë profite pavarësisht 4 miliardë të ardhurave.
 
YouTube numëron vetëm 6% të shitjeve të reklamave të Google-it. Është paksa e çuditshme, duke marrë parasysh se sa shumë video shihen në YouTube. Kjo ndodh sepse pjesa më e madhe e njerëzve qasen në uebsajt nëpërmjet linqeve të shpërndara dhe videove të ngarkuara, në vend që të vizitojnë çdo ditë faqen e saj kryesore, siç bëjnë me Facebook-un dhe Twitter-in.
Në fakt, shumica e përdoruesve janë shikues rastësor, dhe vetëm 9% e shikuesve numërojnë 85% të shikimeve në sajt. Pjesa më e madhe e këtyre shikuesve të rregullt janë adoleshentët.
 
Google është përpjekur që të sjellë ndryshime tek sajti, që të marrë më shumë profite. Kompania ka dhënë bonuse tek krijuesit për të mbajtur talentet, dhe ka investuar gjithashtu qindra miliona dollarë në përmbajtjen origjinale. Kompania shpreson gjithashtu se veçoritë e reja, si luajtja vetë e videove si dhe shërbimi i saj i ri për muzikë të drejtpërdrejtë, do të tërheqin më shumë audiencë.