PRESIDENTI GYL DEL NGA SPITALI

0
200

Presidentit turk Abdullah Gyl që kurohej prej 9 mbrëmë doli nga Spitali Universitar Haxhettepe në Ankara.

Presidenti Gyl është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga spitali kaloi në rezidencën e tij në Çankaja.

Kreu i Shtetit turk, gjendja shëndetësore e të cilit u përmirësua, që nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjendej i shtruar në spital.

Ai u detyrua të ndërpresë programin në Kirgizi për shkak të një shqetësimi në vesh dhe sapo u kthye në Ankara u shtrua në Spitalin Haxhettepe u kurua me ilaçe për 9 ditë.

Presidenti Gyl është lejuar të punojë, në përjashtim të udhëtimit me avion, por herë pas here do ti nënshtrohet kontrollit të mjekut.

Nëpërmjet rrjetit social të internetit Ai falenderoi të gjitha ata që kontribuon në kurimin e tij. Ai gjithashtu falenderoi edhe bashkatdhetarët për lutjet dhe interesin ndaj tij.kohaislame