Pakistan – Rreth 63 të vdekur nga zjarri në fabrikë

Nje zjarr në një uzinë tekstili në Karaçi, në jug të vendit shkaktoi të paktën 63 të vdekur, bënë të ditur sot burime zyrtare pakistaneze.

“Kemi gjetur 63 trupa të pajetë dhe mund të gjejmë edhe më tepër”, theksuan burimet zyrtare pakistaneze.

Një ditë më parë, të paktën 21 persona humbën jetën si pasojë e një tjetër zjarri, në një uzinë këpucësh në Lahor, qyteti i dytë më i madh i Pakistanit/trt/kohaislame

Artikulli paraprakNdryshimi i kufijve duhet harruar
Artikulli vijuesZgjedhjet në Siri nuk do të kenë vlerë