Indi: Fillon rinovimi i xhamisë 135-vjeçare

Xhamia 135 vjeçare, e cila quhet Xhamia Athar Xhamath, në qytetin  Coimbatore, në shtetin Tamil Nadu, Indi, më në fund është duke u rinovuar nga anëtarët e Shoqatës Jamath Mesxhid Athar Coimbatore.

“Xhamia u rinovua në vitin 1904 dhe ngjyrosur në vitin 1993. Tani, pas më shumë se 21 vitesh, rinovimi do t’i rikthej lavdinë e mëparshme, tha Abdul Rashid, sekretar i Shoqatës, raportoi Times of India.

Anëtarët e Xhematit thanë se tha donacionet për restaurimin e ndërtesës janë gati. Meqë objekti është shfrytëzuar nga një organizatë private, ne nuk pranojmë donacione. Në vend të kësaj, ne jemi duke përdorur fitimet nga qiraja e 17 dyqaneve që janë në katin e parë të ndërtesës dhe nga disa burime tjera të të ardhurave që ka organizata, tha Abdul Rashid.

Shoqata do të rinovoi muret e xhamisë, kybet, kurse restaurimi komplet do të përfundojë më vonë.

Artikulli paraprakVIDEO – Plani i Kadaresë nuk u realizua
Artikulli vijuesNë Paris po rritet interesimi për Kuranin dhe Islamin (FOTO)